SHIRJA
✤ Ndarja e kokrrave të bimëve bujqësore nga kashta, koçani ose bishtajat. Për misrin quhet edhe shkoqje ose shkokëlim. Sh. e të lashtave bëhej me dorë, me shkop ose me kafshë. Me forcën e krahut Sh. bëhej duke i përplasur dorëzat në një gardh, në kosha, në strumbullar të lëmit, në këmbalec dhe duke i rrahur dorëzat e shtruara në lëmë me purtekë. Në Shqipërinë e Mesme është përdorur purteka njëshe, në Shqipërinë e V dredhëza dhe shkallopi, ndërsa në atë të J purteka dyshe. Purteka përdorej në një lëmë të veçantë. Sh. me kafshë bëhej në lëmë pa strumbullar dhe me strumbullar. Lëmi pa strumbullar ndeshej në zonat fushore dhe është forma më primitive. Trualli rrethohej me një gardh purtekash 1.5-2 m të lartë, 5-10 kuaj e pela vinin rrotull 3bi duajt e shtrirë. Lëmi me strumbullar ishte për Sh. e të lashtave. Lëmi i përhershëm shtrohej me pliaka guri e përdorej nga disa breza. Për iëtë lëmë dhe strumbullarin ruhen një numër besimesh e ritesh pagane. Lërni i përkohshëm ndeshej në zonat fushore ku sundonte sistemi i hfligut. Ngrihej drejt në truallin e arës dhe përdorej vetëm për një vit. Për Sh. janë përdorur kuaj e pela dhe lopë e qe. Në lëmë janë përdorur sfurku për kthimin e rsjerrjen e kashtës nga lëmi, lopata për grumbuZimin e grurit dhe hedhjen në erë, grabuja për pastrimin e grurit nga copat e kashtës dhe kallëzat, shoshat për pastrimin nga copa dheu e mbeturinat e tjera. Në lëmë më shumë se kudo rbatohej ndihma shoqërore. Mbas mbarimit të 5h. strumbullari i lëmit zbukurohej me lule e gjethe dhe në mbrëmje organizohej «darka e lëmit» ku ftoheshin gjithë ata që kishin punuar si fhe të afërmit. Shkokëlimi i misrit bëhej në shumë mënyra, dake e rrahur me shkop në një kënd të dhomës së zjarrit, me rrahje në një thes, kosh, ose në ajë lesë druri të harkuar, që njihej me emrin shkalc, trinë etj. Në Shqipërinë e V dhe të Mesme kjo mbështetej mbi dy këmbaleca, ndërsa aë atë të J varej në trarët e shtëpisë. Makinat e para për shirje me fuqinë e kafshëve kanë ardhur gjatë Luftës I Botërore. Në 52Iim të v. 30, së-mari në Shkodër, filluan të përdoren makinat shirëse me fuqi motorike. Sot r’3%o e të lashtave shihet me makina. Të gjitha Zojet e makinave shirëse prodhohen në vend. Zshtë mekanizuar gjithë shirja e grurit, luleiiellit, orizit etj. atje ku ka mundësi të përdoren irejtpërdrejtë autokombajnat.
(S.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shirja
[cite]