SHIROKA
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës, rrëzë malit Tarabosh, buzë liqenit të Shkodrës. Është në varësi administrative nga qyteti i Shkodrës. Fshat i vjetër, përmendet në burimet e shkruara qysh në shek. XV. Rruga që e lidh me Shkodrën është ndërtuar më 1909-1910. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ, Këshilli NÇ është ngritur rë tetor 1943. Banorët kanë edhe sot si profesion kryesor peshkimin, një pjesë punojnë në NB a shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, vatër knlture, njësi tregtare. Ka një punishte për tjerrje leshi. Sh. është qendër pushimi për punëtorët e pionierët. Janë ngritur kampi i pionierëve, hoteli : ri dhe është zgjeruar plazhi me kabina ditore.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shiroka

[cite]