SHIROKA FILIP


SHIROKA FILIP
✤ (1858-1935). Poet dhe patriot. Lindi në Shkodër. Që herët u shtrëngua të mërgonte nga vendlindja për shkak të pjesëmarrjes nëngjarjet e viteve 1878-1881. Jetoi në Egjipt e me pas në Liban, ku punoi si inxhinier hekurudhash e ku edhe vdiq. Botoi vjersha dhe artikuj të ndryshëm me pseudonimin Gegë Postriba. Vëllimin me vjersha Zani i zemrës (1933) e botoi në Tiranë, kur erdhi për herë të fundit në atdhe. F. Sh. e nisi punën letrare nën ndikimin e poetëve të kohës, sidomos të L. de Martinos, por shpejt gjeti rrugën e vet, duke shkruar poezi të ndjera e plot lirizëm. ‘Mik i P. Vasës, L. Gurakuqit etj., dhe bashkëpunëtor i afërt i Çajupit, e vuri artin e tij në shërbim të atdheut dhe të luftës çlirimtare kundër të huajit, i këndoi me përmallim vendlindjes, Shkodrës, natyrës së bukur shqiptare etj. Vjershat «Shko, dallëndyshe» dhe «Dallëndyshë, eja» janë nga Srijimet më të bukura dhe më të njohura të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Krahas mallit pëi atdhe, që përbën motivin kryesor të poezisë së tij, F. Sh. i këndoi edhe së kaluarës heroike të vendit, shpirtit iiridashës të shqiptarëve («Burri», «Gjergj Kastrioti», «Shqypnia» etj.). Një varg poezish kumbuan si grishja e flaktë për të zhdukur skllavërinë osmane. Poeti e ngriti me forcë zërin kundër dasive fetare, në emër të bashkimit të të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje.dhe krahine, në luftën për lirinë e atdheut. F. Sh. ishte poet i vetvetishëm e me ndjenja të holla, të shprehura me një gjuhë të ëmbël e të oastër.

(Gj.Zh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shiroka Filip


[cite]