SHIROKU
✤ Erë e ngrohtë dhe e fortë, që vjen nga J ose JL dhe sipas situatës sinoptike që mbizotëron në Mesdhe, mund të ketë karakter të stuhishëm. SH. mund të jetë eiklonik, i shoqëruar me mot të vranët e reshje të herëpashershme, ose anticiklonik i shoqëruar me mot të kthjellët. Në viset malore me shpate të pjerrët, shpejtësia dhe temp. e Sh. rriten. Fryn më tepër gjatë fundit të vjeshtës dhe të dimrit, rrallë edhe në stina të tjera. Sh. ashtu sikurse edhe Juga (shih), gjatë periudhës së dimrit ndihmon për shkrirjen e shpejtë të borës dhe fryrjen e lumenjve, ndërsa gjatë verës, me temp. e larta që e shoqërojnë, shkakton dëmtime në kulturat bujqësore.

(A.MI.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shiroku


[cite]