SHISHTAVECI


SHISHTAVECI
✤ Fshat në rrethin e Kukësit, në JL të malit të Gjallicës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Kollovoz, Novosej e Shtrezë, popullsia gjithsej 4140 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në shek XVI. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. SH. është qendër e koop. së bashkuar «Hysni Kapo», formuar më 1967. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e të patates. Sh. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, spital, njësi tregtare e komunale. Në Sh. është ngritur busti dhe muzeu i Hysni Kapos.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shishtaveci


[cite]