SHKËLZENI
✤ Mal në Alpet Shqiptare, në rrethin e Tropojës, me lartësi 2407 m. Shtrihet midis luginës së lumit të Tropojës në VL, luginës së lumit të Gashit në JP dhe pellgut të Tropojës
në JL. Është i ndërtuar thuajse tërësisht prej gëlqeroresh e dolomitesh të mesozoit e ka strukturë antiklinale. Në periferinë V e J të tij del një brez flishi. Formon një kurriz të mprehtë midis vetë majës së Shkëlzenit në VL dhe majës së Radeshës (2314 m) në JP. Shpatet VP e JL janë mjaft të pjerrëta, kurse shpatet VL e JP hien thikë mbi luginat. Pjesa kulmore e malit është çarë nga dy lugje akullnajore. Dy majat e tij (Shkëlzeni dhe Radesha) kanë forma tipike piramidale tepër të mprehta. Bimësia mungon thuajse krejt. Në rrëpirat e shpatit VP e JL takohet rrobulli.
(Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shkëlzeni
[cite]