SHKËMBINJTË ACIDË


SHKËMBINJTË ACIDË
✤ Shkëmbinj magmatikë që përmbajnë shumë oksid siliciumi (65-70% SiOa). Përbëhen kryesisht nga plagjioklazi acid, feldspati e kuarci dhe nga pak minerale me ngjyrë (10-15%) si biotit, muskovit, hornblendë. Minerale shtojcë janë cirkoni, apatiti, magnetiti, ilmeniti etj. Mund të jenë intruzivë (p.sh. graniti) ose efuzivë (p.sh. lipariti, porfiriti, albitofiri, daciti).

Sh. A. në Shqipëri janë të përhapur shumë pak. Gjenden vetëm disa masive të vogla graniti në Zonën e Mirditës e atë të Gashit, si dhe buthtime të veçanta në Zonën e Korabit (Radomirë).

(Dh.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkëmbinjtë Acidë


[cite]