SHKËMBINJTË BAZIKË
✤ Shkëmbinj magmatikë me përmbajtje relativisht të pakët oksidi të siliciumit (45-52% Si02) dhe të pasur me hekur, magnezium e kalcium. Përbëhen kryesisht nga minerale me ngjyrë, plagjioklaze bazike e piroksene e më pak nga oiivina, amfiboli etj. Mund të jenë intruzivë (p.sh. gabrot) ose efuzivë (p.sh. diabazi, bazalti).
Në Shqipëri Sh. B. janë mjaft të përhapur, sidomos në Zonën e Mirditës dhe zënë një sipërfaqe rreth 540 km2. Nga Sh. B. intruzivë më të përhapur janë gcibrot (shih) që takohen në buthtime të vogla pranë masiveve të shkëmbinjve ultrabazikë si dhe në masivin e madh (rreth 350 knf) të Kaptenës, që shtrihet nga Repsi deri në Krumë. Sh. B. efuzivë (sidomos bazalti) janë
të përhapur në pjesën qendrore të Zonës së Mirditës, brenda formacionit efuzivo-sedimentar. Në këta jshkëmbinj gjenden shumica e vendburimeve të xeherorëve të bakrit të Shqipërisë. (Dh.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shkëmbinjtë Bazikë
[cite]