SHKËMBINJTË MESATARË


SHKËMBINJTË MESATARË
✤ Shkëmbinj magmatikë ndërmjetës midis atyre bazikë dhe acidë, që përmbajnë relativisht mjaft oksid silici (52-65 % SiOz). Përbëhen nga plagjioklaze mesatare, minerale me ngjyrë (hornblendë, biotit) dhe piroksene e më pak nga feldspati, apatiti, sfeni, magnetiti. Mund të jenë intruzivë (p.sh. dioriti, sieniti) ose efuzivë (p.sh. andeziti).

Në Shqipëri Sh. M. nuk janë shumë të përhapur. Ato gjenden në buthtime të vogia mikrodioriti, me sipërfaqe të përgjithshme rreth 165 kmJ në pjesën qëndrore të Zonës së Mirditës. (Pukë, Tropojë). Ka edhe lloje dejorë si spesartit e kersantit në Zonën e Korabit. Nga Sh. M. efuzivë nuk janë ndeshur lloje tipike si andeziti, por kalimtare si trakit-andeziti në buthtime të vogla në Zonën e Korabit e atë të Gashit.

(Dh.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkëmbinjtë Mesatarë


[cite]