SHKËNDIJA
✤ («Scanteia» 1936). Gazetë politike e shoqërore, organ i një grupi atdhetarësh shqiptarë në Rumani. Numri i parë doli më 15.7.1936 në Bukuresht, vijoi 11 nr. deri më 1938, botohej shqip e rumanisht. Goditi ashpër regjimin zogist, bejlerët e mehmurët në fuqi dhe depërtimin e fashizmit italian në Shqipëri, mori në mbrojtje fshatarësinë. Shtroi kërkesën e një fronti popullor kundër fashizmit. Bashkëpunuan Arqile Eftimiu, Dhimitër Kristo Rëmbeci etj.
(V.B.)
✤ (1971). Gazetë lokale, organ i Komitetit të PPSH për rrethin e Lushnjës. Del një herë në javë me 8 faqe. Numri i parë doli më 15.7.1971. Trajton probleme ideologjike, politike, ekonomike dhe shoqërore kryesisht me karakter lokal.
(P.Ba.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shkëndija
[cite]