SHKENCA
✤ Veprimtaria njohëse dhe përgjithësimi teorik i dijeve ohjektive për natyrën, shoqërinë e të menduarit, të cilat paraqiten në trajtën e sistemeve të njohurive për fusha e degë të caktuara. Nga gërmimet arkeologjike e burimet e pakëta historike del se ilirët kanë përdorur me sukses mjaft njohuri e dije shkencore e teknike të kohës, që pasqvrohen në veprat arkitektonike: teatrot, ujësjellësit etj. në ndërtimin e anijeve me vela ahe forma të përshtatshme për lundrim të shpejtë, të veglave muzikore me akustikën e tyre, në veprimtarinë e shkrirjes së mineraleve dhe përpunimit të metaleve etj. Në periudhën e Rilindjes evropiane mjaft shqiptarë, duke punuar kryesisht në vende të huaja, u shquan edhe në fusha të ndryshme të Sh. si L. Tomeu, Gj.Gazulli, M. Barleti, P. Bogdani, etj. Hapat e parë u bënë në fushën e Sh. shoqërore për njohjen e historisë e të gjuhës shqipe. Kushtet për zhvillimin e kërkimeve shkeneore isliin të papërshiatshme gjatë pushtimit osman dhe më vonë. Rilindja Kombëtare i dha një shtytje të madhe përpunimit të mendimit shkencor për çështjet e Shqipërisë, të shqiptarëve, të gjuhës e të traditave të tyre, zgjimit të ndërgjegjes kombëtare e të afirmimit të kombit, si dhe përpunimit të dijeve fillestare në degët e ndryshme të Sh. Megjithatë në shek. XIX e fillimin e shek. XX shumë dijetarë shqiptarë të shquar si S. Frashëri. H.Tahsini, R. Frashëri, B. Golemi etj. ishin të detyruar të punonin përsëri në vende të huaja. Pas Pavarësisë u ngritën vetëm disa shërbime të veçanta që kryenin edhe ndonjë funksion studimor, si shërbimi veterinar ose epidemiologjik (1928). Shumë probleme të historisë, të gjuhës, të kulturës, të bimësisë, të nëntokës, të gjeografisë etj. të Shqipërisë vazhduan të studiohen prej të huajve (shih: Albanologjia) e veçanërisht që nga Lufta I Botërore (F. Nopça, H. Luis, F. Markgraf, A. Hajek, E. Durham, L. Rei etj.). Rezultatet e këtyre studimeve u përdorën nga disa shtete të huaja edhe për të grabitur pasuritë natyrore (bitumin, naftën, bakrin, pyjet etj) dhe etnografike e arkeologjike të vendit (gërmimet në Butrint, Apoloni etj.). Pas Çlirimit të vendit Sh. zuri një vend të rëndësishëm në punën për ndërtimin e shoqërisë. ekonomisë, arsimit e kulturës socialiste. Në bazë të zhvillimit të Sh. u vu botëkuptimi materialisi marksist-leninist, Sh. u bë pronë e masave. Më 1947 u krijua Instituti i Shkencave (shih), si vatra e parë e veprimtarisë shkencore të organizuar, Nisi botimi i revistës së parë shkencore «Buletini i Institutit të Shkencave» (shih). Duke ecur krahas zhvillimit të prodhimit e të arsimit dhe me përgatitjen e specialistëve, më pas u ngritën një varg institucionesh kërkimore shkencore për fusha të ndryshme. Më 1957 u krijua Universiteti i Tiranës (shih), që përfshiu mjaft institute kërkimore shkencore dhe hodhi bazat për përgatitjen e kuadrit shkencor për të gjitha fushat në vend, Më 1972 u ngrit Akademia e Shkencave (shih) si institucioni më i lartë shkencor i vendit, në përbërje të së cilës kryejnë veprimtarinë e tyre 12 institute e qendra kërkimore.

Sot në vend ka një rrjet të gjerë institucionesk shkeneore që punojnë në fushat e bujqësisë, mekanikës, ndërtimit, gjeologjisë, minierave, naftës, metalurgjisë, kimisë etj. (shih institutet përkatëse). Botohen një varg revistash shkencore shqip e në gjuhë të huaja si edhe shumë përmbledhje joperiodike. Puna kërkimore shkencore zhvillohet jo vetëm në institucionet e specializuara dhe në katedrat e shkollave të larta, por edhe në ndërmarrjet e prodhimit, në koop. bujqësore e në shkolla, duke tërhequr masa të gjera specialistësh e punonjësish të përparuar në organizma si byrotë teknologjike, bërthamat e eksperimentimi: shkencor, të historianëve, arkeologëve, gjuhëtarëve etj., sipas parimit që revolucionin tekniko-shkencor, si çdo revolucion të vërtetë, e bëjnë masat Studimet shkencore të kryera kanë zgjidhur një varg problemesh të rëndësishme të lidhura me njohjen e historisë, gjuhës e kulturës së popullit shqiptar, me njohjen e natyrës e të pasurive natyrore të vendit, me futjen dhe përdorimin e metodave e të teknologjive të përparuara në prodhimin industrial e bujqësor, me përmirësimin e mbrojtjes së shëndetit të popullit etj. Janë botuar një varg veprash shkeneore themelore si «Historia e Shqipërisë», «Historia e PPSH», «Historia e letërsisë shqiptare», «Atlasi klimatik i RPSSHj «Rajonizimi sizmik i RPSSH», «Harta gjeologjike e P.PSSH», «Fjalori i gjuhës së sotme shqipe* etj. Organizohen rregullisht konferenca e takime të tjera shkencore për probleme të shkencave tl ^iryshme, në shkallë kombëtare e ndërkombëaare, që paraqesin rezultatet e studimeve të krye—Qendra kryesore e studimeve shkencore në fzshën e historisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare iz.ë sot institucionet shkencore të RPSSH. Më 1981 pranë Këshillit të Ministrave u krijua SZjmiteti i Shkencës dhe i Teknikës (shih), si irgan që drejton planifikimin e punës shkencore zë: gjithë vendin dhe bashkërendon veprimtarinë rf :kimore shkencore që zhvillojnë institucionet ihkencore. Veprimtaria kërkimore shkencore është pjesë e ;=ndarë e gjithë punës që bëhet për zhvillimin e >:rparimin e vendit dhe kryhet në bazë të planeve sitetërore. Në qershor 1980 një plenum i veçantë : KQ të PPSH analizoi problemet e zhvillimit të 5h. dhe rolin e detyrat e saj në ndërtimin e shorërisë socialiste. Në Kongresin VII të PPSH sh. Znver Hoxha theksoi: «Stadi aktual i zhvillimit rë vendit dhe detyrat e mëdha që kemi përpara rsrkojnë që studimet e kërkimet shkencore të ihndërrohen në metodë të përgjithshme që të rërshkojë e paraprijë çdo punë, që të ndihmojë efektivisht për zgjidhjen e problemeve aktuale e rerspektive të ndërtimit të soeializmit e të mbroj■jes së atdheut».

(K.Do.—Mi.N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkenca


[cite]