SHKENCA JURIDIKE


SHKENCA JURIDIKE
✤ Degë e shkencave shoqërore shqiptare, e zhvilluar kryesisht pas Çlirimit të vendit dhe fitores së revolucionit popullor. Përpara Çlirimit ka pasur vetëm disa punime të një karakteri kompilativ, si dhe disa studime të shkëputura në fushën e së drejtës zakonore.

Pas Çlirimit shkenca juridike, e bazuar në mësimet e marksizëm-leninizmit, ka shënuar një zhvillim të gjithanshëm e të vazhdueshëm, të pasqyruar në një varg tekstesh të Fakultetit të Drejtësisë (sot Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike), monografish dhe artikujsh studimorë të botuar sidomos në revistën «Drejtësia Popullore» (shih). Këto studime trajtojnë probleme në fusha të ndryshme si të teorisë dhe historisë së shtetit dhe së drejtës, të drejtës kushtetuese, civile, penale, procedurale.

Në këtë veprimtari shkencore kanë dhënë një ndihmesë të çmuar sidomos Andrea Nathanaili, Andon Sallabanda, Dhimo Dhima, Arben Puto, Ismet Elezi, Luan Omari, Grigor Gjika, Nazmi Peza etj.

(Z.B.—P.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkenca Juridike


[cite]