SHKENCA USHTARAKE
✤ Sistem dijesh e njohurish për ligjet e përgatitjes dhe të zhvillimit të luftës së armatosur. Sh. U. shqiptare studion karakterin e përmbajtjen e luftës popullore dhe problemet e teorisë së Artit ushtarak popullor e të pajisjes luftarake të FA të RPSSH, përgatitjen e vendit për luftë, historinë e luftërave e artin ushtarak në të kaluarën. Sh. U. shqiptare bazohet në marksizëm-leninizmin. Pjesët përbërëse të saj janë: Arti Ushtarak i Luftës Popullore (shih), Historia ushtarake (shih). Ajo llogarit e studion faktorët veprues politikë, shoqërorë, ekonomikë, gjeodezikë dhe moralë të vendit të vet dhe të armikut. Sh. U. shqiptare është e lidhur me shkencat shoqërore, natyrore e teknike dhe përdor gjerësisht përfundimet e tyre për krijimin e mjeteve të reja të luftës dhe sigurimin e veprimeve luftarake.
Krijuesit e Sh. U. shqiptare janë PPSH dhe shoku Enver Hoxha. Bazat e saj u hodhën gjatë Luftës ANÇ, duke u mbështetur në shkencën marksiste-leniniste dhe në traditat e shkëlqyera luftarake të popullit tonë.
Pas Çlirimit, Sh. U. shqiptare u zhvillua më tej në kushtet e realitetit shqiptar dhe mundi të zgjidhë për një kohë relativisht të shkurtër detyra të rëndësishme. Ajo u pasurua me teza e përfundime të reja për thelbin e luftës në përgjithësi dhe kushtet e zhvillimit të Luftës Popullore për mbrojtjen e atdheut socialist në veçanti, për forcimin e rolit udhëheqës të Partisë në forcat e armatosura, për ngritjen e shkollave të iira ushtarake (shih) etj. Në Sh. U. shqiptare zënë një vend qendror problemet bazë të Artit Ushtarak të Luftës Popullore, të drejtimit të FA të RPSSH, të përsossjes së sistemit të përgatitjes politike-luftarake të popullit ushtar dhe sidomos studimi i çështjeve të organizimit të forcave të armatosura për sigurimin e gatishmërisë së përhershme luftarake në zhvillimin e luftimit të sotëm, duke Uogaritur edhe perspektivën e zhvillimit të armëve. Ajo ndjek dhe studion variantet e mundshme të luftërave agresive bashkëkohore, format dhe mënyrat e zhvillimit të tyre etj.
(P.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shkenca Ushtarake