SHKOLLA E EDUKIMIT TË FËMIJËVE


SHKOLLA E EDUKIMIT TË FËMIJËVE
✤ Institucion për riedukimin e fëmijëve, që kanë braktisur familjet e që kanë fituar vese të këqija rrugaçërie. U krijua më 1946 si institucion për korrektimin e fëmijëve deri në moshën 17 vjeç, ndërsa më 1952 u shpërngul në fshatin Yrshek të Tiranës dhe u emërtua Kolonia «1 Maj». Mbi bazën e përvojës së grumbulluar në këtë institucion, më 1957 u krijua në Gramsh Kolonia e Edukimit të Fëmijëve, e cila më 1961 u shpërngul në Tiranë, në fshatin Vaaar. Në këtë institucion i gjithë procesi i riedukimit kryhet nëpërmjet mësimit, punës prodhuese, në përshtatje me moshat, dhe punës edukative të mirëfilltë të edukimit individual në jetën kolektive. Pas një ndërprerjeje, ky institucion u riorganizua me emrin e sotëm, për riedukimin e atyre fëmijëve deri në moshën 14 vjeç.

(E.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla E Edukimit Të Fëmijëve


[cite]