SHKOLLA E KURBINIT


SHKOLLA E KURBINIT
✤ Një nga shkollat e para shqipe, e themeluar më 1632 në afërsi të Krujës, që i përkiste vilajetit të Shkodrës. Përveç leximit e shkrimit aty jepej edhe mësimi i gramadkës. Përdoreshin si tekste mësimore edhe veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit, e të ndonjë tjetri, në gjuhën shqipe. Pushtuesit osmanë e penguan veprimtarinë e saj derisa e mbyllën. (Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla E Kurbinit


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "SHKOLLA E KURBINIT" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/shkolla-e-kurbinit