SHKOLLA E LARTË E BASHKUAR E OFICERËVE ENVER HOXHA


SHKOLLA E LARTË E BASHKUAR E OFICERËVE ENVER HOXHA
✤ Instiucion i lartë ushtarak arsimor e shkencor për përgatitjen dhe kualifikimin e kuadrove ushtarake për Ushtrinë Popullore dhe strukturat e tjera të Forcave të Armatosura të RPSSH. U krijua me 8.11.1944, si kurs i ulët i oficerëve në qytetin e çliruar të Beratit. Në janar 1945 kursi u vendos në Tiranë dhe filloi përgatitja sipas specialiteteve të ndryshme. Me 8.1.1949 u emërtua «Shkolla e Bashkuar e Oficerëve «Enver Hoxha». Në vitin mësimor 1967-1968 u çel kursi edhe për përgatitjen e vajzave si oficere të Ushtrisë Popullore. Në vitin 1972 u ngrit në shkollë të Lartë Ushtarake me program 3-vjeçar. Në Sh. e L. të B. të O. «Enver Hoxha» studentët mësojnë Artin Ushtarak të Luftës Popullore. Në Shkollë bëhet edhe një punë e gjerë studimore-shkencore që u përgjigjet nevojave të shkollës dhe ushtrisë. SH. e L. e B. e O. «Enver Hoxha» është dekoruar me shumë urdhra të lartë për përfundimet e mira që ka arritur në kryerjen e detyrave që i janë besuar.

(N. Sa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla E Lartë E Bashkuar E Oficerëve Enver Hoxha


[cite]