SHKOLLA E LARTË E OFICERËVE TË FLD HYSNI KAPO


SHKOLLA E LARTË E OFICERËVE TË FLD HYSNI KAPO
✤ Institucion i lartë arsimor ushtarak që përgatit oficerë për Flotën Luftarake Detare dhe kuadro për Flotën Tregtare e atë të Peshkimit të RPSSH. U hap në shtator 1961 në Vlorë. Në vitin 1971, sipas kërkesave të programit të përgatitjes politike, ushtarake, teknike e të kulturës së përgjithshme, u ngrit në shkollë të lartë të oficerëve. Në vitin 1979 mori emrin e militantit e udhëheqësit të shquar të PPSH shokut Hysni Kapo (shih). Deri në vitin 1983 programi i shkollës ka qenë 3-vjeçar, tani është 4vjeçar.

SH. e L. e O. të FLD «Hysni Kapo» edukon e përgatit oficerë për të drejtuar anijet luftarake, tregtare e të peshkimit dhe për të përdorur armët e teknikën luftarake sipas kërkesave të Artit Ushtarak të Luftës Popullore. SH. e L. e O. të FLD «Hysni Kapo» është edhe qendër studimore-shkencore dhe shkollë për zhvillimin e kurseve të kualifikimit të kuadrove të FLD.

(B. Gë.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla E Lartë E Oficerëve Të Fld Hysni Kapo


[cite]