SHKOLLA E MESME BUJQËSORE YLLI I KUQ


SHKOLLA E MESME BUJQËSORE YLLI I KUQ
✤ U ngrit më 1931 në Golem të Kavajës nga një shoqëri e huaj për të përgatitur teknikë të ulët të bujqësisë. Në vitin shkollor 1932-1933 kaloi nën administrimin e shtetit shqiptar. Shumica e nxënësve vinte nga shtresat e varfra të vendit dhe nga streha vorfnore. Në maj 1943 277 nxënës të kësaj shkolle lanë bankat dhe u rreshtuan në formacionet e Ushtrisë NÇSH dhe shkolla u mbyll. Prej tyre ranë 19 dëshmorë, ndër të cilët dy Heronj të Popullit. Shkolla u rihap më 1 mars 1946. Sot ajo ka katër profile: agronomi, pemëtari, zootekni, ekonomi bujqësore. Nga bankat e saj kanë dalë rreth 4000 specialistë të mesëm, agronomë, zooteknikë, teknikë pyjesh dhe kuadro për koop. bujqësore.

(Y.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla E Mesme Bujqësore Ylli I Kuq


[cite]