SHKOLLA E MESME USHTARAKE SKËNDERBEJ


SHKOLLA E MESME USHTARAKE SKËNDERBEJ
✤ Institucion arsimor ushtarak që përgatit nxënës me arsim të mesëm të përgjithshëm e formim ushtarak për ndjekjen e shkollave të larta ushtarake. U hap më 28 mars 1945. Nxënësit e parë ishin partizanët 12-15 vjeçarë që u grumbulluan nga brigadat partizane dhe u dërguan në shkollë për t’u përgatitur . si kuadro për Ushtrinë Popullore. Në vitin 1947 iu dha emri Shkolla Ushtarake «Skënderbej». Deri në vitin 1953 skënderbegasit merrnin arsim 7-vjeçar dhe njohuri ushtarake, pas këtij viti shkolla , u shndërrua në shkollë të arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe të formimit ushtarak, që është fidanishte e kuadrove të ardhshëm të Ushtrisë Popullore.

(N.Sa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla E Mesme Ushtarake Skënderbej


[cite]