SHKOLLA E SHOIPTARËVE


SHKOLLA E SHOIPTARËVE
✤ (Scuola degli Albanesi). Një nga institucionet arsimore më të vjetra shqiptare jashtë vendit, themeluar në Venedik (Itali) nga të mërguarit shqiptarë rreth viteve 1500-1504. Një nga mësuesit e saj ka qenë edhe Marin Beçikemi (shih). Ishte kryesisht institucion për mësimin e mjeshtërive, por jepeshin edhe njohuri të ndryshme. Me sa duket si tekste mësimore janë përdorur edhe veprat e humanistëve shqiptarë Marin Beçikemit dhe Marin Barletit. Ndërtesa e shkollës u ngrit me ndihmesën e bashkësisë së të mërguarve shqiptarë në Venedik. Fasadat e ndërtesës që paraqesin basorelieve me pamje nga lufta e populiit shqiptaf për liri ruhen edhe sot. (Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla E Shoiptarëve


[cite]