SHKOLLA E VIZATIMIT


SHKOLLA E VIZATIMIT
✤ E para shkollë arti në Shqipëri. U çel në Tiranë më 1932 me nismën e A. Kushit, O. Paskalit dhe A. Buzës, duke kurorëzuar përpjekjet e forcave përparimtare për të vënë hazat e arteve figurative profesioniste kombëtare dhe për të edukuar talentet e reja. Në këtë shkollë morën mësimet e para të rinj, që më vonë u shquan si piktorë. Programet përfshinin studimin realist të modeleve. Me veprimtarinë e kësaj shkolle lidhet krijimi i një radhë veprash të artit të realizmit kritik, punime të nxënësve dhe mësuesve, që pasqyronin njeriun e thjeshtë dhe mjediset e varfra ku ai jetonte. U mbyll më 1939.

(K.Bu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla E Vizatimit


[cite]