SHKOLLA KOREOGRAFIKE E TIRANËS


SHKOLLA KOREOGRAFIKE E TIRANËS
✤ U hap më 1957 me cikël mësimor 6-vjeçar pranë Teatrit të Operës dhe Baletit. Sot ka afat 8-vjeçar. Në fillim përgatiste valltarë për këtë institucion dhe për institucione të tjera artistike. Më 1972 kaloi në varësi të shkollës së mesme artistike «Jordan Misja», ku pranoheshin nxënës nga kl. IV e shkollës 8-vjeçare. Sot është institucioni bazë për përgatitjen e valltarëve për institucionet profesioniste, për shtëpitë e kulturës në rrethe dhe në përgjithësi për lëvizjen artistike amatore. Përveç lëndëve themelore të shkollës së mesme të përgjithshme, jepen njohuri për artin koreografik botëror, mjeshtërinë e kërcimit shqipiar, mësimin e valles popullore, folklorin koreografik shqiptar, historinë e baletit shqiptar etj. (D.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla Koreografike E Tiranës


[cite]