SHKOLLA NORMALE E ELBASANIT


SHKOLLA NORMALE E ELBASANIT
✤ E para ;~~kollë e mesme me fizionomi të qartë kombëtare re Shqipëri, e themeluar në dhjetor 1909, sipas -randimit që mori Kongresi Kombëtar për prorlemet e arsimit (2-9.IX.1909). Ajo shënoi «një tjerër sukses të madh në përpjekjet heroike të rilindësve dhe të të gjithë popullit tonë liridashës e përparimtar për hapjen e sa më shumë shkollave në gjuhën amtare» (E. Hoxha, Vepra, vëll. 12, f. 476, Tiranë 1974). Në përbërjen e mësuesve kishte përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit, duke përfshirë edhe Kosovën e Çamërinë, kryesisht nga shtresat e ulta të popullit. Prej saj kanë dalë mijëra mësues që i shërbyen arsimit kombëtar në Shqipëri dhe në trevat e Kosovës.

Shkolla u mbajt me përpjekjet e atdhetarëve dhe me fondet e shoqërisë «Përparimi» të Korçës. Deri në Kongresin e Lushnjës (1920) shkolla u mbyll dhe u rihap pesë herë. E ndoqën nxënës nga shumë anë të Shqipërisë, si dhe nga Kosova. Drejtues të saj qenë Luigj Gurakuqi (drejtor i parë), Aleksandër Xhuvani, Sali Çeka etj. Edhe ndër pedagogët pati figura të shquara si Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, dhe në periudhat e mëvonshme Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku etj. Shkolla normale ka dhënë një ndihmesë të madhe për krijimin e një tradite kombëtare në mësimdhënien e gjuhës amtare, në organizimin e mësimeve të praktikës pedagogjike, rë veprimtarisë pedagogjike e shtypit pedagogjik. Që nga viti 1929 nxënësit e shkollës botuan organin mujor «Normalisti» (shih). Më 1913-1914 këtu filluan të jepen sistematikisht psikologjia e didaktika. Më 1923 u hap pranë saj shkolla ushtrimore.

Gjatë Luftës ANÇ shkolla u shndërrua në një vatër për edukimin rfie frymën e luftës për çlirimin e atdheut nga fashizmi. Ajo i dha Luftës ANÇ 63 dëshmorë. Pas Çlirimit traditat e saj : vijojnë shkolla e mesme pedagogjike «Luigj Gurakuqi», që mban titullin «Hero i Punës Socialiste», si dhe Instituti i Lartë Pedagogjik «A. Xhuvani».

(Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla Normale E Elbasanit


[cite]