SHKOLLA SHQIPE E PRIZRENIT


SHKOLLA SHQIPE E PRIZRENIT
✤ Shkolla e shquar kombëtare në Kosovë, e hapur në maj 1889 me përpjekjet e atdhetarëve kosovarë. Mësuesi i parë qe Mati Logoreci e më pas Lazër Lumezi. Në të mësonin shkrim e këndim nxënës pa dallim besimi, madje edhe prindërit e tyre. Përparimi i saj i shqetësoi autoritetet osmane, shovinistët serbomëdhenj e imperialistët austriakë, që sollën në Prizren mësues klerikë sllavë dhe detyruan mësimin e serbokroatishtes në shkollë. Popullsia e Prizrenit e bojkotoi shkollën dhe hapi një shkollë private me mësues M. Logorecin. Me^qëndresën e tyre u bashkuan edhe klerikët atdhiptarë shqiptarë Pashko Trokshi dhe Ndue Bytyfci. Me gjithë arrestimet, pushimet nga puna, mallkimet, mësuesit, prindërit e nxënësit qëndruan të vendosur në mbrojtje të shkollës shqipe, duke pasur përkrahjen e viseve të tjera të vilajeiit të Kosovës nga Gjakova deri në Shkup. (G.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla Shqipe E Prizrenit


[cite]