SHKOLLAT E LARTA
✤ Institucione mësimore, edukative dhe shkencore që përgatitin kuadrot e lartë për ekonominë e kulturën dhe mbrojtjen e vendit. Pranë tyre bëhet edhe specializimi pasuniversitar i specialistëve të lartë të ekonomisë dhe të kulturës. Sh. e L. janë krijuar në Shqipëri pas Çlirimit të vendit që më 1946 me Institutin pedagogjik 2-vjeçar në Tiranë. Specialistët përgatiten me kualifikim të lartë me profil përgjithësisht të gjerë. Për profile më të ngushta ka aegë të posaçme. Puna mësimore edukative dhe shkeneore përshkohet nga boshti ideologjik marksist-leninist dhe zhvillohet mbi bazën e tre komponentëve: mësimit, punës prodhuese dhe edukimit fizik e ushtarak. Studimet kryhen me shkëptitje nga puna dhe në disa fakultete e degë edhe pa shkëputje nga puna. Afati i studimeve është 3;4;4,5 dhe 5 vjet. Në sistemin pa shkëputje nga puna afati i studimeve në degët përkaiëse është një vit më shumë se sa në sistemin me shkëputje nga puna.
Sh. e L. përfshijnë fakultete, filiale dhe sektorë kërltimorë shkencorë. Sipas rastit kanë edhe laboratorët, bibliotekat, muzetë, konviktet dhe objektet e tjera mësimore, eksperimentuese e ndihmëse. Puna drejtuese ndërtohet mbi bazën e parimit të centralizmit demokratik, duke bashkërënduar drejtimin unik dhe të centralizuar me kolegjialitetin dhe zbatimin e vijës së masave.
Në RPSSH ka 8 shkolla të tilla: Universiteti i Tiranës, «Enver Hoxha», Instituti i Lartë Bujqësor në Tiranë, Instituti i Lartë i Arteve në Tiracë. Instituti i Lartë i Kulturës Fizike «Vojo Kushis në Tiranë, Instituti i Lartë Pedagogjik ne Shkodër, Instituti i Lartë Pedagogjik «Aleksanflër Xhuvani» në Elbasan, Instituti i Lartë Pedagogjik në Gjirokastër dhe Instituti i Lartë Buiqesor në Korcë, dhe disa Sh. të L. ushtarake.
(A.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shkollat E Larta