SHKOLLAT E MESME ARTISTIKE
✤ Institucione arsimore të mesme profesionale 4-vjeçare mbi bazën e shkollës tetëvjeçare, që kanë përmbajtje dhe strukturë sipas specialiteteve: arte figurative, instrumentistë, këngëtarë, balet. Përgatisin talente të reja në këto fusha të artit, për të plotësiiar kërkesat e lëvizjes artistike amatore dhe profesioniste në sektorët artistikë, si dhe për të ndjekur shkollën e lartë në këto specialitete. Përvec njohurive themelore të përgjithshme nxënasit formohen edhe nga ana ideoestetike, artistike. e profesionale, duke u mbështetur në metodën artistike të realizmit socialist.
(Sh.O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shkollat E Mesme Artistike
[cite]