SHKOLLAT E MESME BUJQËSORE


SHKOLLAT E MESME BUJQËSORE
✤ Institucione arsimore të mesme profesionale me afat katërvjeçar për specialitete të ndryshme si: agronomi, perimekulturë, frutikulturë, ekonomi bujqësore etj, të ngritura mbi bazën e shkollës tetëvjeçare në të gjitha rrethet e vendit. Nxënësit përgatiten teorikisht dhe praktikisht sipas specialitetit, duke njohur dhe zotëruar bazat teorike, shkencore e praktike të profilit. Në përfundim të shkollës nxënësit u nënshtrohen provimeve të pjekurisë.

(Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkollat E Mesme Bujqësore


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "SHKOLLAT E MESME BUJQËSORE" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/shkollat-e-mesme-bujq%c3%absore