SHKOLLAT USHTRIMORE


SHKOLLAT USHTRIMORE
✤ Institucione arsimore që përfshijnë klasat I-IV ose të tetë klasat e shkollës tetëvjeçare, në varësi të shkollave të mesme pedagogjike ose të instituteve të larta pedagogjike, për të zhvilluar praktikat pedagogjike nxënësit e studentët që përgatiten si mësues. Sh. U. e parë në Shqipëri është ngritur më 1923, pranë shkollës Normale të Elbasanit. Rrjeti i Sh. U. u zgjerua shumë pas Reformës Arsimore (1946) me shtrirjen e shkollave të mesme pedagogjike në të gjitha qytetet kryesore të ven’dit. Sot ka shkolla ushtrimore pranë instituteve të larta pedagogjike si dhe kopshte ushtrimore pranë shkollave të mesmë pedagogjike, që përgatisin edukatorë për arsimin parashkollor.

(Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkollat Ushtrimore


[cite]