SHKOPETI


SHKOPETI
✤ Fshat në rrethin e Matit (VP), në të dalë të grykës së lumit Mat. Bën pjesë në fshatin ebashkuar Baz (shih). Vendbanimi i lashtë ilir është identifikuar si qyteti Skepton. Përmendet në shek. XV me emrin Skopedhi. Ka dy kala ilire dhe janë zbjiluar varreza antike e mesjetare. Është çliruar në gusht 1944. Më 1952 këtu nisi ndërtimi i Rrugës së Dritës (shih) dhe më 10.7.1963 u përurua HEC «F. Engels». Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957 dhe më 1971 u përfshi në koop. e bashkuar «Skënderbe» të Bazit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e bagëtive të imëta. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkopeti


[cite]