SHKQLLA FILLORE


SHKQLLA FILLORE
✤ Hallka e parë e sistemit arsimor që përfshin zakonisht 4 vjet. Sipas periudhave të ndryshme ka përfshirë dhe nga 2 deri në 6 vjet, është quajtur edhë’Yriësonjëtore e parë, ndërsa në sistemin e sotëm arsimor të RPSSH i përgjigjet cikli i ulët i shkollës tetëvjeçare. Sh. F. të zonave malore me një numër të pakët nxënësish, ku një mësues jepte mësim njëkohësisht në disa klasa, quheshin shkolla fillore me klasa kolektive, kurse ato pranë shkollave të mesme pedagogjike ose .normale emërtoheshin shkolla ushtrimore. Përpjekjet për arsimin shqip dëshmohen që në shek. XVII. Gjatë Rilindjes Kombëtare ndër të parat Sh. F. kombëtare që u hapën ishin Mësonjëtorja shqipe e Korçës (1887, shih), Mësonjëtorja e parë e Prizrenit (1889), Shkolla shqipe e vashave në Korçë (1891) etj. Gjatë Pavarësisë numri i Sh. F. mbeti i kufizuar. Më 1938 në Shqipëri funksiononin 643 Sh. F. dhe përfshinin vetëm 1/4 e fëmijëve të moshës fillore. Pas Çlirimit Sh. F. u përhapën gjerësisht dhe më 1946 u miratua ligji «Mbi arsimin e përgjithshëm e të detyrueshëm fillor». Nga v. 1947 Sh. F. u bë 4-klasëshe dhe bënte pjesë në shkollën 8 vjeçare (shih). Sot periudha e parë e arsimit tetëvjeçar, që i përgjigjet Sh. F., quhet cikli i ulët. Pranimi i fëmijëve në kl. I të këtij cikli bëhet duke filluar nga mosha 6 vjeç. (Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkqlla Fillore


[cite]