SHKREPËSET


SHKREPËSET
✤ Fije të holla druri me një kokë prej lënde ndezëse të posaçme, që merr flakë duke e fërkuar. Prodhimi i Sh. të tipit suedez filloi

më 1955 në Ndërmarrjen Kimike të Tiranës. Një fabrikë me teknologji më të përparuar u përurua më 1973 në Kombinatin e Drurit «Misto Mame» (shih), për fijet e drurit përdoret druri i plepit i përpunuar me monofosfat amoniumi dhe i parafinuar. Për kokat përdoret një pastë ndezëse, kurse faqet anësore të kutive të karfonit lyhen me një përzierje të fosforuar. Prodhimi i sotshëm i përballon plotësisht nevojat e vendit.

(G.L.—S.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkrepëset


[cite]