SHKREPTIMA


SHKREPTIMA
✤ (1910). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, pedagogjike, letrare në gjuhën shqipe, pjesërisht edhe frëngjisht, turqisht e greqisht. Numri i parë doli më 12.9.1910 në Kajro, vijoi 21 nr. deri më 1911. E drejtonte F. Toptani, më pas Jani Vruho (shih), pati redaktor Aleksandër Xhuvanin (shih). Propagandoi kryengritjen e armatosur të vitit 1910 dhe programin e saj politik; kritikoi politikën dhe qëndrimin armiqësor të turqve të rinj; demaskoi synimet imperialiste të Fuqive të mëdha dhe të shteteve shoviniste fqinje.

(Z.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkreptima


[cite]