SHKRIMET E PARA SHQIPE
✤ Dokumenti i parë i datuar që njohim gjer më sot në gjuhën shqipe është Formula e pagëzimit (shih) e v. 1462. Një tjetër dokument pas tij, Fjalorthi i fcm Harfit, i përket v. 1496. Të dy shkrimet janë në dialektin verior. Një fletë shqipe, me një fragment ungjilli, e dialektit jugor dhe me alfabetin grek, e gjetur në një kodik të shek. XIV, prej një pale mbahet e këtij shekulli e prej të tjerësh e fundit të shek. XV ose e fillimit të shek. XVI.
Libri i parë shqip i njohur gjer më sot është ai i Gjon Buzukut (shih), i v .1555. Ka dëshmi që tregojnë se ekzistonte një traditë më e hershme e shkrimit të shqipes. Ndër to, mund të përmendet pohimi i Gulielm Adaes (shih), i v. 1332, që thotë se shqipja kishte libra të vetat, dëshmia e Marin Barletit (shih), i cili flet për anale me gjuhën popullore, — «in vernacula lingua» (në veprën e tij «Rrethimi i Shkodrës», 1504). Para vitit 1515, kronisti osman Ruhi Çëlebi flet gjitliashtu zër shkrime në gjuhën shqipe.
(S.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shkrimet E Para Shqipe
[cite]