SHLLAKU
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (VL), në maiin e Cukalit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Arrëza, Malagji-Kajvalli, Telumë-Kllogjena, Vila, Qerreti, Palaj-Gushta, Bena, Barcolla d’ne Ukbibaj, popullsia gjithsej 3630 banorë. Qendra e fshatit të bashkuar është ngritur më 1971 në Vukjakaj-Gegaj. Dëshmohet që në mesjetën e hershma. Banorët janë dalluar për prodhimin e qymyrit të drurit. SH. është qendër e kooperativës së bashkuar me të njëjtin eraër. Ka ‘drejtim kryesor prodhimin e driihërave të bukës e të qepujkës si dhe rritjen e dhive; kultivohen gështenja dlie hardhia Në Benë është ndërtuar një hidrocentral, ndërsa në Palaj gjendet miniera e bakrit. Sh. ka shkollë të mesme, spital. shtëpi lindjeje, muze, shtëpi kulture, njesi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shllaku


[cite]