SHMILI
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit (V). Fshati i bashkuar me emrin Sh. përfshin edhe fshatrat; Benë, Lukaxhi, Qafë, Qerret, e ka qendrën në Qafë, popullsia gjithsej 4088 banorë. Këshilli NÇ u ngrit në mars 1943. Sh. ka qenë një nga bazat e rëndësishme e të sigurta të PKSH gjatë Luftës ANÇ. Në Lukaxhi, në shtëpinë e patriotit Ali Disha, sot shiëpi-muze, ka qendruar sh. Enver Hoxha me një pjesë së Shtabit të Përgjithshëm të’ UNÇ. Qendër muzeale është edhe «kasollja e Shmilit», e cila ka shërbyer si hazë e shtypit ilegal dhe këtu ka qendruar sh. Enver Hoxha. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1967. Koop. e bashkuar «Shmil» (me qendër në Qafë) u formua më 1969, Drejtim kryesor i ekonomisë janë prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Në Qafë ka shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shmili
[cite]