SHOQËRIA LIRA


SHOQËRIA LIRA
✤ Shoqëri artistike muzikore e formuar më 1922 në Korçë. Luajti rol të ndjeshëm për gjallërimin e jetës artistike të qytetit, futi në repertorin e saj këngë të njohura atdhetare e popullore dhe popullarizoi krijimet e anëtarëve të vet. Ndihmesë për veprimtarinë e saj dhanë muzikantët patriotë. Sh. L. përqafoi idetë e Grupit Komunist të Korçës, nga anëtarët e saj gjatë Luftës ANÇ u organizuan grupe artistike të rinisë antifashiste. Traditat e saj i vijoi «Grupi Karakteristik i Këngës Korçare®, i ngritur më 1954.

(D.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shoqëria Lira


[cite]