SHOQËRIA E ZEZË PËR SHPËTIM


SHOQËRIA E ZEZË PËR SHPËTIM
✤ (1911-1912). Shoqëri patriotike e revolucionare, që e shtriu veprimtarinë ne një varg qytetesh (Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Manastir, Shkup etj.). Në programin e shoqërisë kërkohej bashkimi i vilajeteve të Shkodrës, Kosovës, Manastirit She Janinës nën një qeveri autoktone, administratë shqiptare, parlament të veçantë, shërbim ushtarak në vend etj. Si Tnjet për realizimin e programit Sh. e Z. për Sh. konsiderorite kryengritjen e armatosur. Ajd veproi energjikisht për zgjerimin e Kryengritjes antiosmane të vitit 1911 (shih) në Shqipërinë e Jugut, për të dërguar forca vullnetare në ndihme të malësorëve kryengritës si dhe për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme antiosrriane të vitit 1912 (shih). Sh. e Z. për Sh. bashkërendonte veprimtarinë e saj me kolonitë shqiptare jashtë. atdheut. Pas shpërthimit të Luftës I Ballkanike (shih), Sh. e Z. për Sh. mbajti qëndrim të drejtë në frymën e programit të Rilindjes Kombëtare kur u deklaroi Fuqive të Mëdha se shqiptarët i kishin rrokur armët jo për të forcuar sundimin e Turqisë në Ballkan, por për t’i dalë zot tërësisë tokësore dhe lirisë së Shqipërisë. Anëtarë të Sh. së Z. për Sh. morën pjesë në përgatitjen e Kuvendit Komhëtar të Vlorës që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

(N.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shoqëria E Zezë Për Shpëtim


[cite]