SHOQËRITË PUNËTORE


SHOQËRITË PUNËTORE
✤ Organizma të krijuara nga vetë punëtorët për të mbrojtur të drejtat e qyre. Zanafillën e kanë që nga mesi i shek. XIX. Fiilimisht lindën si shoqëri ndihmëtare; në to tënin pjesë jo vetëm punëtorë, por edhe zejtarë pnnëdhënës për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast nevoje, Një shoqëri e tillë ndihmëtare u krijua në Shkodër rreth vitit 1830 me nismën e atdhetarit Zef Jubani, dhe një tjetër rreth vitit 1902 nga SMjefën Ingrizi. Kjo e fundit për shkak të rështirësive u shpërnda pa filluar nga veprimtarta. Po në Shkodër më 1 prill 1907 u krijua iShoqëria Ndihmëtare», e cila synonte të ndihnonte të varfërit e të sëmurët, si edhe «Klubi i 3>etarëve», që qëndroi deri më 1912.

Me shoqëritë naihmëtare u hodhën hapat e parë fë organizimit të punëtorëve dhe të solidaritetit punëtor. Ato dhanë ndihmën e tyre në luftën për çlirimin kombëtar nga pushtuesit e huaj. Më 1920 me nismën e një grupi punëtorësh e zejtarësh me përvojë u formua po në Shkodër cShoqëria ndihmëtare e punëtorisë», e cila bëri ajë hap përpara me ngritjen e organizatave të veçanta sipas profesioneve. Në këtë shoqëri arritën të marrin pjesë deri në 17 organizata të zejeve ië ndryshme me mbi 800 anëtarë. Ajo luajti rol në jetën politike e shoqërore të qytetit.

Me nismën e disa elementëve përparimtarë në Korçë u vendos të krijohej një organizatë e punëtorëve, pa pjesëmarrjen e punëdhënësve, por që në mbledhjen e parë të zhvilluar më 18 shkurt 1923 formimi i shoqërisë u sabotua nga elementë të huaj për klasën punëtore.

Mbi bazën e grevave spontane nga komitetet dhe komisionet e këtyre grevave lindën edhe gjetkë shoqëritë profesionale me veprimtari të kufizuar dhe jetë të shkurtër. Në Gjirokastër u formua «Lidhja e punëtorëve» (1925), në Tiranë shoaëria e punëtorëve rrobaqepës «Përparimi» (1926), në Korçë «Lidhja e punëtorëve rrobaqepës të Korçës» (1927). Formimi i tyre ishte shenja e parë ende mjaft e zbehtë që tregonte procesin e shndërrimit të klasës punëtore nga një «klasë më vete» në një «klasë për vete» Një punë të mirë për organizimin e punëtorëve dhe për dhënien e një drejtimi të caktuar politik lëvizjes punëtore u bë në vitet 30 të këtij shekulli. Me nismën e grupit komunist të Korçës fshih) dhe të punëtorëve përparimtarë më 1933 u krijua Shoqëria «Puna» e Korçës (shih) dhe më Shoqëria «Puna» e naftëtarëve (shih), në Kuçovë. Më 1936 nën ndikimin e elementëve punëtorë të Grupit Komunist të Shkodrës (shih) u formuan në Tiranë organizatat profesionale të punëtorëve tipografë dhe të punëtorëve marangozë. Pas grevës së përgjithshme të naftëtarëve të shkurtit më dhe demonstratës së madhe të bukës të po atij viti në Korçë qeveria zogiste mori masa të rrepta për shkatërrimin e shoqërive të punëtorëve dhe ndjekjen e krerëve të tyre. (S.Adh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shoqëritë Punëtore


[cite]