SHOQATA E GJAHTARËVE DHE E PESHKATARËVE SPORTIVË


SHOQATA E GJAHTARËVE DHE E PESHKATARËVE SPORTIVË
✤ Organizatë shoqërore që grumbullon dhe organizon gjuetarët dhe peshkatarët sportivë të vendit mbi baza vullnetare. U themelua më 1950, e ushtron veprimtarinë e sai në të gjithë territorin e RPSSH në përpuihje me dis-

pozitai ligjore dhe me statusin e saj. Anëtarët e shoqatës duhet të r.johin e të zbatojnë ligjet dhe rregulloret shtetërore për gjuetinë dhe peshkimin. Shoqata ndihmon për shtimin e kafshëve e të shpendëve të dobishëm dhe për luftimin e grabitqarëve të dëmshëm. Ngre kulturën e gjuetisë duke kërkuar nga anëtarët njohjen e biologjisë së kafshëve, shpendëve e peshqve që jane objekt i gjuetisë, si dhe zotërimin e armëve dhe të municionit të gjuetisë. Sh. e Gj. e P. S. ndihmon në bashkëpunim me organet pyjore për inventarizimin e përvitshëm të gjahut dhe organizon gara sportive qitjeje me armë gjahu. Sh. udhëhiqet nga Këshilli i përgjithshëm I përbërë nga 15-17 anëtarë me qendër në Tiranë. Në rrethe ka këshilla të shoqatës.

(A.Pos.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shoqata E Gjahtarëve Dhe E Peshkatarëve Sportivë


[cite]