SHOSHI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (L). Është fshat i bashkuar me qendër në Ndrejaj që përfshin edhe fshatrat: Brashta, Nicaj-Shosh, Palaj, Pepsumaj, Toplana, Sermë dhe Ndrejaj. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ në Nicaj është formuar më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1966. Bën pjesë në koop. e bashkuar «Kolë Gjoni», Toplanë. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i misrit, fasules, qepujkës dhe rritja e bagëtive të imëta. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shoshi


[cite]