SHOVINIZMI
✤ Nacionalizëm borgjez që shfaqet në trajiën më reaksionare e më të shfrenuar, që shpall epërsinë e një kombi mbi kombet e tjera dhe nxit e ndez armiqësinë, grindjet e urrejtjen ndërmjet kombeve e racave të ndryshme.
Populli shqiptar në historinë e tij shumëshekullore nuk ka ushqer të tilla ndjenja e nuk ka kryer veprime shoviniste në marrëdhëniet me popujt e kombet e tjera. Përkundrazi, ai ka luftuar pa pushim e në shekuj kundër armiqve të egër e shumë të mëdhenj në numër për të mbrojtur identitetin komhëtar dhe vetëqenien e tij. Populli shqiptar ka ndier mbi veten e tij qëndrime e veprime shoviniste të shumta e të egra, në të kaluarën e në kohët e reja. Shembull i freskët janë përpjekjet e vazhdueshme shoviniste aneksioniste të forcave reaksionare fqinje, e në mënyrë të veçantë të revizionistëve jugosllavë, që asnjëherë nuk rreshtën së komplotuari për ta mbytur lirinë e pavarësinë e Shqipërisë socialiste.
Ideologjisë e politikës imperialiste të shovinizmit, vendi e populli ynë, nën udhëheqjen e PPSH, i kundërvënë ideologjinë e politikën marksiste-leniniste të barazisë së plotë të të gjitha kombeve, të miqësisë e të bashkëpunimit vëllazëror të të gjithë popujve, të pavarësisë e të mosndërhyrjes në punët e brendshme të popujvee të kombeve të tjera.
(I.Ll.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shovinizmi