SHPËRBLIMI I PUNËS NË EKONOMITË BUJQËSORE SOCIALISTE


SHPËRBLIMI I PUNËS NË EKONOMITË BUJQËSORE SOCIALISTE
✤ Bëhet në përputhje me kërkesat e ligjit të shpërndarjes sipas punës, lidhur me praninë e dy formave të pronësisë mbi mjetet e prodhimit. Në ekonomitë bujqësore me pronësi shtetërore (NB, SMT etj.), shpërndarja sipas punës bëhet në formën e pagës e caktuar në mënyrë të centralizuar, madhësia e së cilës varet nga kategoria e procesit ose e vendit të punës dhe shkalla e kualifikimit. Gjatë vitit punonjësit marrin pjesën më të madhe të pagës për sasinë dhe cilësinë e punës së kryer, kurse pjesën tjetër e marrin në ,fund të vitit në varësi nga realizimi i detyrave të planit të prodhimit dhe kursimi i shpenzimeve.

Në KTL, shpërndarja sipas punës bëhet në formën e pagës për normë-pune, e cila përcaktohet nga vetë koop. për çdo kategori të proceseve ose vendeve të punës dhe sipas shkallës së kualifikimit, duke u mbështetur në rezultatin ekonomiko-financiar të saj. Madhësia e shpërblimit varet nga rezultatet e prodhimit që arrihen në çdo koop. Ajo përcaktohet nga pjesëmarrja, rendimentL. dhe cilësia e punës e çdo kooperativisti, nga kategoria e procesit të punës dhe nga tarifat e shpërblimit për normë pune. Gjatë vitit kooperativistët marrin një pjesë të pagës për sasinë e cilësinë e punës së kryer. Pjesën tjetër e marrin në fund të vitit në varësi nga realizimi i detyrave të planit të prodhimit dne kursimi i shpenzimeve. Në koop. bujqësore shpërndarja sipas punës bëhet në formën e të ardhurave për ditë-pune. Ditët e punës për çdo normë sipas kategorisë së procesit ose vendit të punës dhe shkallës së kualifikimit janë të përcaktuara e të njëllojpërdorshme për të gjitha koop. bujqësore. Të ardhurat për ditë pune përcaktohen nga çdo koop. në bazë të rezultatit të tyre ekonomiko-financiar. Gjatë vitit kooperativistët marrin një pjesë të të ardhurave për ditë-pune, në bazë të ditë-punëve të kryera e të miratuara për shpërblim dhe vlerës së një diië-pune. Pjesën tjetër e marrin në fund të vitit në bazë të ditë-punëve të kryera e të miratuara për shpërblim dhe vlerës faktike të një ditë-pune në varësi nga plotësimi i detyrave të planit të prodhimit dhe kursimi i shpenzimeve.

(Ko.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpërblimi I Punës Në Ekonomitë Bujqësore Socialiste


[cite]