SHPALLJA E PAVARËSISË


SHPALLJA E PAVARËSISË
✤ Akt i Kuvendit kombëtar të Vlorës, i miratuar më 28 nëntor 1912, me anën e të eilit shpallej se «Shqipëria sot hahet më vehte, e lirë e mosvarme». U shoqërua njëkohësisht me ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë dhe në qendra të tjera të vendit. Sh. e P. shënoi përmbysjen e zgjedhës osmane, kurorëzoi me sukses përpjekjet e gjata dhe luftën e popullit shqiptar për një Shqipëri të lirë e të pavarur, hapi një etapë të re në historinë e Shqipërisë, etapën e s’ntetit të pavarur dhe të luftës së popullit shqiptar për mbrojtjen e lirisë, të tërësisë tokësore të vendit dhe për vendosjen e një rendi demokratik. Ngjarja historike u prit me ngazëllim nga i gjithë populli shqiptar dhe pati jehonë të gjerë ndërkomhëtare. Që nga ajo kohë 28 Nëntori (shih) është festë kombëtare.

(K.X.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpallja E Pavarësisë


[cite]