SHPATA GJIN BUA
✤ (? — 1399), Sundimtar në tokat e Epirit, u shpall nga shqiptarët në gjysmën e dytë të shek. XIV despot i Akelout dhe Angjelokastrës dhe pas vdekjes së Pjetër Ljoshës (shih), sundimtar i despotatit shqiptar të Artës (shih). Kufijtë e zotërimeve të tij u shtrinë mbi një territor kompakt që shkonte që nga Gjiri i Ambrakisë deri në Çumin Gli në Çamëri, ku fillonin zotërimet e Gjin Zenevisit (shih). Gjatë gjithë snndimit të tij, Gj.B.Sh. ishte në konflikt të hapur me sundimtarët e Janinës Thoma Preluboviç dhe Esau Buondelmonte, të cilët mundën të përballonln presionin e tij mhi Janinën, vetëm duke kërkuar ndihmën e osmanëve nga Tesalia. Një tjetër kundërshtar me të cilin u ndesh Gj.B. Sh. ishte mbretëria e Napolit, që kërkonte të shtrinte zotërimin e vet mbi bregdetin Jon dhe në tokat e Despotatit të Artës. Më 1379 Gj.B.Sh. korri një fitore të bujshme para mureve të Artës
duke thyer një ekspeditë të ardhur nga Napoli, me në krye komandantin e Johanitëve të Rodit, 1 eili u zu rob. Konflikti vazhdoi me luftime të mëtejshme me vëllezërit Toko, vasalë të Napolit në ishujt Lefkada e Qefalonia, kundër të cilëve Gj.B.Sh. përdori me sukses flotën e vet. Një front i tretë iu hap Gj. B. Sh. P. me vërshimin e osmanëve më 1384 dhe 1388 nga Tesalia e Maqedonia, itë cilëve ai mundi t’u shkaktonte një disfatë në vendin Drisk më 1396. Megjithëse i angazhuar në konflikte në disa fronte, Despotati i Artës nën sundimin e Gj.B. Sh. mundi t’i bënte ballë për disa kohë efektit shthurës të forcave të jashtme dhe të arrinte fuqizimin e tij më të madh.
(FrXhu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shpata Gjin Bua