SHPATI
✤ Krahinë kodrinore e malore në J e JL të rrethit të Elbasanit, që nga këmbët P të maiit të Shpatit në L e deri buzë Devollit të mesëm në P, nga fshati Kuqan në VP e deri te përroi i Holtës në JL Përfshin një radhë fshatrash si Kuqan, Kryezarth, Melezë, Shelcan, Trepsenisht. Çikallesh, Llezhan, Gjinar, Startan, Petresh, Zavalinë, Xibrosh, Selitë, Jaronisht, Bizhdan, Shënavlash, Shirgjan etj. Është e pasur me pyje ahu e halorësh (pylli i Zavalinës).

Në SH. gjenden dy kisha mesjetare, në të cilat janë ruajtur afreske të pikturuara nga Onufri (shih) në Valësh dhe Shelcan. Në Sh. ka lindur edhe piktori i shquar ikonograf Kostandin Shpataraku (shih). Shkolla e parë shqipe është hapur më 1908. Nga ana etnografike Sh. ndahej në dy pjesë: Sh. i Sipërm që përfshinte fshatrat malore dhe Sh. i Ulët si tërësi e fshatrave kodrinore. Pjesa malore tradieionalisht është marrë më shumë me blegtori e më pak me bujqësi, ndërsa pjesa e ulët më shumë me bujqësi. Treva ka një të folme me bazë toskërishten, por me mjaft elemente të të folmes së Elbasanit. Banorët mbanin dy emra, si dukuri e kriptokristianizmit të periudhës së sundimit osman. Banesa dhe veshja tradiconale afrojnë me Shqipërinë e Mesme, po ka dhe elemente nga Myzeqeja. Gruaja vishej me xhoke si të Polisit e të Malësisë së Elbasanit, por këmishën e përparjen e kishte si të Myzeqesë. Në këngë mbizotëron më tepër polifonia. Sh. mori pjesë gjerësisht në Luftën ANÇ, një pjesë e krahinës u çlirua që në fund të v. 1942. Duke çarë rrethimin gjatë Operacionit armik të dimrit 1943-1944 nëpër SH. kaloi dhe u strehua (në Shelcan, Trepsenisht, Nezhan) një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm me në krye sh. Enver Hoxha. Në maj-qershor 1944 janë zhvilluar luftime të ashpra midis forcave partizane e atyre armike.

Pas Çlirimit në krahinë kanë ndodhur ndryshimi rrënjësore ekonomike-shoqërore e kulturore, që janë pasqyruar edhe në mënyrën e jetesës

(P.G.—Rr.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpati


[cite]