SHPELLA E PIRO GOSHIT
✤ Një nga shpellat karstike, më të mëaha të Shqipërisë e formuar në gëlqerorë të kretakut, në luginën e 1. të Çorovodës, në afërsi të fshatit Radësh (rrethi i Skraparit). Hyrja ka formë gjysmë harku me gjerësi rreth 10 m dhe lartësi gati 5 m. Brenda ka shumë dhoma, kthina, puse e galeri, që zgjaten mbi 120 m. Nga tavani dhe muret anësore varen stalaktite të shumta që shpesh bashkohen me stalagmitet duke formuar kolona (stagmalite). Në thellësi të masivit shkëmbor, shpella përfundon me puse të tliella, rrëpira, zgavra e galeri.
(N.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shpella E Piro Goshit
[cite]