SHPELLA E VANISTRËS


SHPELLA E VANISTRËS
✤ (SKOTINIA). Një ndër shpellat nië të mëdha karstike të vendit, me vlera shkencore, ekonomike e turistike. Gjendet në rrethin e Gjirokastrës, në këmbët e Malit të Gjerë pranë fshatit me të njëjtin emër. Hyrja e shpellës në lartësinë 210 m ka patur trajtën e një pusi karstik 4 m të thellë e 2 m të gjerë, që sot është zgjeruar. Vetë shpella. e formuar në gëlqerorët e kretakut të sipërm dhe e mbushur me stalaktite e stalagmite, që i japin bukuri të -eçantë, ka gjatësinë 113 m dhe gjerësinë nga 5 m (afër hyrjes) deri në 20 m fpjesa qendrore). Dyshemeja ndodhet nën nivelin e hyrjes. Pjesa ~ë e madhe e shpellës është e mbushur me ujë, që formon një liqen të përhershëm me thellësi ieri në 30-40 m. Gjatë periudhës së lagët të -ritit tërë fundi i shpellës zihet nga ujrat nëntskësore dhe në dimër niveli i ujit ngrihet aq shumë sa që derdhet me rrjedhje të Iirë nga rryka e shpellës. Uji i kësaj shpelle shfrytëzohet për të ujitur një pjesë të fushës së Dropullit, duke e nxjerrë me elektropompë.

(F.Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpella E Vanistrës


[cite]