SHPELLA E VELÇËS


SHPELLA E VELÇËS
✤ Vendbanim shpellor neclitik pranë fshatit Velçë të Vlorës. Gërmimet janë bërë para Çlirimit. Kultura e vendbanimit ka karakteristikë qeramikën me parete

të trasha të papikturuara dhe qeramikën me parete të holla të pikturuara. Motivet janë potliuaj të njëjta me kulturën Maliq I-Kamnik, por mungois spiralja, pikturimi me tri ngjyra dhe pikturimi pas pjekjes, kurse vazhdon të përdoret në Velçë zbukurimi me shirita të gropëzuar që është zhdukur në Maliq I-Kamnik. Sh. e V. e Maliq I-Kamniku i takojnë afërsisht një periudhe, neolitit të vonë, ato dallohen si variante të së njëjtës kulturë.

(M.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpella E Velçës


[cite]