SHPELLAT
✤ Zgavra nëntokësore natyrore pak s, shumë të mëdha në viset karstike, zakonisht nl shkëmbinjtë gëlqerorë, të formuara nga veprimtaria tretëse e gërryese e ujërave. Kanë përmasa të ndryshme nga disa dhjetra, në qindra e madje mijëra m. të gjata e disa m të larta, shpesh vendosen në nivele të ndryshme e mund të jenë me një ose disa kate që lidhen midiE tyre. Kur bashkohen disa Sh. krijojnë sisteme të ndërlikuara hapësirash (kanale, korridore, galeri, oxhakë etj.). Kanë forma nga më të ndryshme të mikrorelievit. ndër të cilat të njohura janë stalaktitet (hej që varen nga tavani poshtë) dhe stalagmitet (që ngrihen nga dyshemeja lart), të krijuara nga grumbullimi i masës gëlqerore të tretur nga uji prej masivit karstik gjatë milions vjetëve. Me studimin e Sh. merret një degë e veçantë e gjeografisë fizike, speleologjia. Në Shqipëri, për shkak të përhapjes së madhe të shkëmbinjve karbonatikë, sidomos të gëlqerorëve, dhe të kushteve të tjera të përshtatshme për zhvillimin e karstit, ka shumë shpella. Më të njohurat ndër to janë: Sh. e Kakverit dhe e Bravnikut (Mali i Kakisë. Alpet Shqiptare), Sh. e Droganës (Bogë, Alpet Shqiptare), Sh. e Jubanit (Shkodër), Sh. e Mërkurthit (Kurbnesh, Mirditë), Sh. e Trenit (Prespa e vogël, Korçë), Sh. e Piro Goshit dhe ajo e Terovës (Skrapar). Sh. bregdetare e Haxhi Alisë (Karaburun). Sh. e Lek Petës (Kurveleshi i Sipërm), Sh. e Pëllumbit (ose e Bënjës) dhe ajo e Mezhgoranit (Përmet), Sh. e Skotinisë (Vanistrë, Gjirokastër), Sh. e Velçës (Mesaplik, Vlorë) etj. Disa nga këto shpella kanë qenë të banuara në periudhat e lashta dhe kanë vlera arkeologjike (shpellat e Velçës, ajo e 3ubanit, e
Pëllumbit) etj.).
Ato
po studiohen nga speleologët dhe arkeologët.
(V.Kr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shpellat
[cite]