SHPENDËT


SHPENDËT
✤ Kërbishtorë me trup të mbuluar me pupla, me gjymtyrë të shndërruara në krahë për fluturim. E kanë prejardhjen nga zvarranikët e lashtë të shfaqur në mesozoik. Janë të përfaapur në tërë globin tokësor, pasi kanë aftësinë t’u zhvendosur dhe për të jetuar në vise të ndryshme (për të folezuar, për të dimëruar etj.). Klasa e Sh. përfshin sot rreth 9000 lloje, nga të cilat në  Evropë 635 dhe në Shqipëri rreth 350 lloje. Përfaqësohen nga harabelorët (Passeriformes) siç janë ata të familjeve: trishtilat (Paridae). bilbilthat (Sylvidae), mizakapësit (Museicapidae), dallëndyshet (Hirundinidae), mëllenjat e tusbai (Turdidae) etj. Këta janë ngrënës të insekteve, larvave dhe vezëve të tyre, që i kërkojnë kudo. Në ujërat e gjoleve bregdetare jetojnë Sh. të familjes së rosave e patave (Anatidae), të shapkave e gjelëzave (Scolopacidae), të pelikanëve dhe karabullakëve (Pelecanidae, Phalacrocoracidae), të çapkave dhe lejlekëve (Asdeidae, Ciconidae) etj. Ka. dhe lloje Sh. me vlera të veçanta ekonomike, sportive e shkencore, si rosa e egër, pata e egër, pelikani, zhytra, lejleku etj. Rritja e racave të Sh. shtëpiake (si pula, pata, rosa etj) është e përqendruar dhe e specializuar, Rregullorja e gjuetisë krahas shfrytëzimit të arsyeshëm parashikon edhe mbrojtjen e shpendëve të rrallë si pelikani, shqiponja etj. (F. L.-I.Ze.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpendët

[cite]